Muriqi: Dua të bëhem legjendë e Mallorca dhe ta mbyll karrierën këtu, Club Brugge klub jo profesionist
Sulmuesi Vedat Muriqi, ka plane të mëdha për të ardhmen e tij te Mallorca, pasi ai e ka pranuar se dëshiron që karrierën ta përfundojë te ky klub dhe të futet në historinë e tyre si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj.
Sezonin e shkuar, 28-vjeçari për një periudhë të shkurtër impresionoi duke shënuar katër gola dhe asistuar tri herë në 15 paraqitje në La Liga.
“Sigurisht, që dua të vazhdoj me formën e mirë. Ta ndihmoj ekipin dhe t’i gëzoj tifozët. Shpresoj gjithçka të shkojë mirë dhe ta përfundoj karrierën time këtu dhe të futem në histori të klubit si një prej idhujve të Mallorcas”, deklaroi ai.
Sulmuesi aspak nuk fsheh gëzimin e tij që sërish është pjesë e Mallorcas, ekip me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.
“Ishte një punë e madhe e të gjithëve te Mallorca që më kanë përkrahur dhe kanë insistuar për të më sjellë sërish në klub. Pra, të gjithë kemi punuar shumë për të ardhur në këtë moment, ku të gjithë jemi të lumtur”.
“Të them të drejtën, para se të vijë këtu, kur kam folur me krerët e Mallorcas, ishte e pamundur që klubi të paguante dëmshpërblimin për shkak të kërkesës së lartë të Lazios. Ishte pra shumë vështirë, kam pasur oferta të tjera, por unë doja ta prisja Mallorcan. Pra, kam dashur të pres deri në fund përpara se të zgjedh dikë tjetër”, ka thënë Muriqi
Ai po ashtu ka folur edhe për situatën e pazakontë që i ndodhi në Belgjikë, te Club Bugge
“Gjithmonë kam qenë në kontakte me klubin e Mallorcas, por Brugge pagoi shumë. Kur shkuam atje, askush nuk na priti në aeroport dhe pastaj u bënë disa lojëra të pabesueshme. Kështu që, nuk doja të luaja më për ata. Pas largimit nga Brugge, Mallorca me kontaktoi sërish dhe më tha se ka besim që do ta kryejë transferimin dhe aspak nuk dyshon në mua”.
“Ishte një lojë e fshehtë e tyre për ta ulur çmimin. Gjithçka ishte mirë kur shkuam atje, pastaj në fund të ditës thanë se nuk është diçka në rregull në testet. Fillova të shqetësohesha, por ata më thanë që nuk kam mundur ta kaloj testin fizik, por u thash se kjo nuk është e vërtetë. Për mua, Brugge është një klub joprofesional”, nënvizoi sulmuesi shtatë lartë.
Muriqi insiston se nuk është aspak i mërzitur për situatën te Brugge dhe ndihet i lumtur me atë që ka ndodhur, pasi i ka mundësuar të rikthehet te Mallorca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Ancelotti për ndërhyrjen ndaj Mbappes: Vendim i pashpjegueshëm nga gjyqtari dhe VAR-i
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Jo vetëm Rashfordin, Aston Villa siguron edhe sulmuesin e PSG-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos