LAJMI I FUNDIT:

Clewlow: Nëse ka ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë, përfshihet edhe KFOR-i

Clewlow: Nëse ka ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë, përfshihet edhe KFOR-i

Ish-oficeri britanik në Kosovë, Ade Clewlow, ka thënë se në rast se ndodhë ndonjë sulm ushtarak brenda territorit të Kosovës, atëherë është Policia e Kosovës në linjën e parë të mbrojtjes.

Clewlow ka shtuar se në rast të ndonjë përshkallëzimi, atëherë përfshihet edhe KFOR.

“Roli i NATO-së në Kosovë është i ditur prej të gjithë të përfshirëve dhe linja e parë e mbrojtjes i takon Policisë së Kosovës, por nëse ka ndonjë eskalim, atëherë përfshihet edhe KFOR”, ka thënë ish oficeri britanuk për Klan Kosova.


Clewlow ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do që ta minojë rolin e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë së saj.

Ai  ka thënë se qëllimi i Vuçiq është që ta realizojë ndonjë fitore territoriale në veri të Kosovës.

“Pikëpamja ime personale duke parë zhvillimet e këtyre muajve të fundit që rrodhen pas pushtimit rus në Ukrainë më duhet të them se nuk kam ndryshuar pikëpamjen time sa i përket ekzistimit të një rreziku më të madh që liderët, ..pra liderët autokratë ndoshta të kufizohen pas asaj që bëri Putin në Ukrainë… Kështu në fakt u ndjeva në javët e hershme të pushtimit të Ukrainës”.

“Por mendoj se rreziku është zvogëluar sepse nuk ndodhi ashtu siç Putin e kishte planifikuar dhe kur flasim direkt për Kosovën dhe kërcënimet për një luftë edhe pse Vuçiq qartësisht ka qëllim për të minuar rolin e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë së saj. Mendoj se do të shikojë nga afër se si të dalë kundër sa për të bërë ndonjë fitore territoriale – sidomos në veri të Kosovës, deri te lumi Ibër, sepse plani nuk i funksionoi ashtu siç e kishte menduar Putini”, tha ai.

“Kështu që mendoj se shanset për luftë në aspektin e veprimeve ushtarake dhe të pushtimit ushtarak të veriut të Kosovës janë ende shumë të vogla”, tha ai.