LAJMI I FUNDIT:

“Vrasje në tentativë” në Gjilan, arrestohet një 22 vjeçare

“Vrasje në tentativë” në Gjilan, arrestohet një 22 vjeçare
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar një 22 vjeçare për vrasje në tentativë në Gjilan.

Në njoftimin për media thuhet se Policia në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellë një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.


“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare, shtetase e Kosovës – viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit”, thuhet në njoftim.

Një armë pistoletë dhe 40 copë fishekë të së njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët kallëzim penal për “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit. /Telegrafi/