LAJMI I FUNDIT:

Sopjani e quan të ngutshme dhe të pamenduar deklaratën e Kurtit për luftë

Sopjani e quan të ngutshme dhe të pamenduar deklaratën e Kurtit për luftë

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani, e ka vlerësuar si të ngutshme dhe të pavend deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Kosova kërcënohet nga lufta, ngase pas Serbisë qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.

“Nuk është sekrete që shërbimet ruse kanë ndikim të jashtëzakonshëm në strukturat e sigurisë në Serbi. Deklarata e kryeministrit Kurti nuk ka qenë e menduar mirë. Realisht Kosova nuk është në rrezik për luftë me Serbinë. Në aspektin ekonomik nuk është e mirëseardhur sepse pasojat e asaj deklarate mund të jenë shumë më të mëdha”, ka theksuar Sopjani në “RTK Prime”.


Sipas tij, në aspektin strategjik ajo deklaratë nuk do të duhej të jepej.

Kurti për La Repubblica: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini
Lexo po ashtu Kurti për La Repubblica: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini

“Mund të kemi tensione në veri, por luftë në Kosovë në këto rrethana nuk mund të ketë. Nuk them se jemi shumë të fortë, por nuk ka rrezik për luftë.  Pra, nuk ka qenë e menduar mirë për aspektin e kohës, sepse Kosova veçse ishte në ballinat e mediave ndërkombëtare për gjëra më të mira. Prej festivalit të Dua Lipës, për të cilin po fliste krejt bota, e të kthehesh të flasësh për luftë sot, nuk ishte diçka e menduar mirë“, ka shtuar Sopjani.

Ai ka thënë se zhvillimet e tilla në veri po përsëriten shumë herë dhe se deklarata e Kurtit jepte mesazhin që Kosova ende është vend i pasigurt, vend i pa bërë dhe i pakompletuar.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka dhënë intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica”, e në të cilën ka theksuar rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia.

Sipas Kurtit, protestat e javës së kaluar në veri nuk ishin spontane por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori