LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Lipjan, të dyshuarit e vrasjes së 22 vjeçarit ende në arrati

Vrasja në Lipjan, të dyshuarit e vrasjes së 22 vjeçarit ende në arrati
Foto: Ilustrim

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes së javës së kaluar në Lipjan, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën ende asnjë person i dyshuar nuk është arrestuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.


Sipas saj, të dyshuarit janë ende në arrati dhe siç tha ajo është duke vazhduar ndërmarrja e veprime hetimore në mënyrë intensive.

“Të dyshuarit janë ende në arrati, po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore në mënyrë intensive”, ka thënë Ulaj.

Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, dy të dyshuarit në arrati - gjithçka rreth ngjarjes
Lexo po ashtu Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, dy të dyshuarit në arrati - gjithçka rreth ngjarjes

Ndërkaq, burimet e Telegrafit kanë bërë të ditur se personi që mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri është i moshës 22 vjeç (viti i lindjes 2000) me inicialet D.G.

Ndërkaq, në raportin e Policisë së Kosovës, bëhej e ditur se ngjarja kishte filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.

Siç thuhej në raport, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhej në raport.

Tutje sipas raportit, viktimat ishin dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kishte konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, njësit relevante kishin dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale ishin sekuestruar, tri gëzhoja,  një predhë dhe një fragment metali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori