LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, dy të dyshuarit në arrati – gjithçka rreth ngjarjes

Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, dy të dyshuarit në arrati – gjithçka rreth ngjarjes
Foto: Ilustrim

Ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:40 në Lipjan, la të vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se personi që mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri është i moshës 22 vjeç (viti i lindjes 2000) me inicialet D.G .

Ndërkaq, në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.

Siç thuhet në raport, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

Vrasja në Lipjan, policia jep detaje
Lexo po ashtu Vrasja në Lipjan, policia jep detaje

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Tutje sipas raportit, viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Ndërkaq, njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja,  një predhë dhe një fragment metali.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në raportin e policisë, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori