Vjedhin në arkën e kishës mbi 1 mijë euro, policia heton rastin në Bushincë të Novobërdës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Bushincë të Novobërdës.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 09:00 në objektin e kishës.
“F Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të dyshuar të pa njohur, duke hapur me forcë derën e hyrjes, kanë hyr në objektin e kishës dhe nga një arkë kanë vjedhur 1000-1100 € para të cilat ishin kontribute të besimtarëve”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
44 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































