LAJMI I FUNDIT:

NASA e zgjedh misterin e ‘spagetit’ të gjetur në sipërfaqen e planetit Mars

NASA e zgjedh misterin e ‘spagetit’ të gjetur në sipërfaqen e planetit Mars

Një objekt në formë të spagetit i zbuluar në sipërfaqen e planetit Mars është identifikuar nga NASA.

Substanca e çuditshme që i ngjan spagetit u fotografua nga roboti i agjencisë hapësinore Perseverance, i cili u ul brenda Kraterit Jezero vitin e kaluar.


Fotografia e cila për herë të parë u pa me 12 korrik nga roboti me madhësi veture, ndezi teori konspirative të mëdha rreth jetës së mundshme në Planetin e Kuq, transmeton Telegrafi.

Por që NASA ka konfirmuar në një blog se forma në fakt është një copë e rrjetës Dacron, raporton The Mirror.

Ata ranë në përfundim se Dacron, e cila është pjesë e familjes së poliesterit, ka të ngjarë që ka ardhur nga një batanije termike e cila është përdorur në fazën e uljes së robotit në Mars.

Në blog thuhet: “Kjo copëz e rrjetës duket se ka pësuar një zbërthim ose shqyerje, duke sugjeruar që i është nënshtruar ndaj forcave të forta”.

Dëmtimi nga pajisjet e hyrjes, zbritjes dhe uljes është një pasojë e pashmangshme e kryerjes së një ulje të butë në Mars, por që mund të shfaqë një sfidë për ata që punojnë në misionin Perseverance .

Roboti u dërgua në Mars me mision për të shpuar për mostra guri dhe dheu të cilat do të mblidhen dhe do të kthehen prapa në Tokë në vitet 2030.

Analiza e mostrave mund të përcaktojë se nëse ka, ose nëse ka pasur ndonjëherë jetë në planetin Mars. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori