Nicola Peltz-Beckham ka ndarë një mesazh enigmatik për “njerëzit që e bëjnë të ndihet keq” mes thashethemeve se ajo nuk shkon mirë me nënën e burrit të saj, Victoria Beckham.
27-vjeçarja ka shpërndarë dy fotografi në Instagram, ku mund të shihen sytë e saj të kuq të përlotur.
Në një përshkrim emocionues, aktorja e re theksoi se “e ka të vështirë të tregojë trishtim”, duke shpjeguar se ardhja nga një familje e madhe e ka bërë shumë “të ashpër”.
View this post on Instagram
“Ndonjëherë është e vështirë për mua të tregoj trishtimin tim. Rritja me shtatë vëllezër e motra dhe dy prindër të fortë, më bëri shumë të ashpër. Në mua është futur ajo që të mos i lejoj njerëzit të më rrëzonin ose të më lëndonin zemrën. Më bëri të ngre një mur për t’u mbrojtur, sidomos në këtë biznes.
“Të gjithë kemi ditë kur njerëzit na bëjnë të ndihemi keq dhe është mirë të lëndohemi nga kjo”, ka shkruar Nicola dhe ka shtuar se ka dashur të tregojë edhe këtë anë të vetes.
Në komente, ajo hasi mesazhe mbështetjeje nga fansat dhe miqtë e saj, si dhe nga bashkëshorti Brookylin.
View this post on Instagram
“Ti ke zemrën më të mahnitshme. Të dua shumë”, i ka shkruar ai të zgjedhurës së tij.
Njoftimi i saj vjen menjëherë pasi filluan të qarkullojnë thashethemet se Nicola nuk është në marrëdhëniet më të mira me vjehrrën e saj, Victoria, duke bërë që disa të mendojnë se ky postim mund të jetë një “përgjigje” e tërthortë lidhur me këtë gjë.
Kujtojmë se një burim pranë familjes së famshme, kishte deklaruar së fundmi se Victoria dhe nusja e saj e sapomartuar “nuk e durojnë njëra-tjetrën dhe nuk flasin”. Burimi gjithashtu zbuloi se situata para planifikimit të dasmës ishte “e tmerrshme’ dhe se Nicola nuk donte që vjehrra të merrte pjesë në organizim, kështu që e mbante atë larg gjithçkaje.
Fansat e familjes së famshme kanë vënë re se Victoria dhe Nicola nuk i pëlqejnë postimet e njëra-tjetrës në rrjetet sociale, madje edhe ato nga muaji i mjaltit të çiftit të ri.
Nicola dhe Brookylin, i cili është katër vjet më i ri, u martuan në prill në pronën e aktores me vlerë 103 milionë dollarë, duke zhvilluar një ceremoni luksoze ku morën pjesë shumë të famshëm. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze