LAJMI I FUNDIT:

Vodhi në një banesë në Vlorë dhe u hodh nga ballkoni për të shpëtuar, arrestohet i riu 26 vjeç

Vodhi në një banesë në Vlorë dhe u hodh nga ballkoni për të shpëtuar, arrestohet i riu 26 vjeç

Një person, 26 vjeç ka kryer vjedhje në një banesë në Vlorë, por pasi është parë nga pronarja e banesës ai ka kërcyer nga ballkoni për të ikur nga vendi i ngjarjes duke marr lëndime trupore.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit në Shqipëri, personi është kapur menjëherë dhe është bërë arrestimi i tij.

“Vodhi në banesën e një shtetaseje dhe tentoi të shmangte shërbimet e Policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. 26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor i një vjedhjeje tjetër”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit, personi ka vjedhur një telefon mobil nga banesa.

“Ky shtetas, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së djeshme, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe pasi ka vjedhur një aparat celular, ka tentuar të largohet pasi është pikasur prej saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori