Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se në Bruksel, asnjëherë nuk është diskutuar për Asociacionin. Sipas tij, kjo temë më shumë diskutohet në medie.
Bislimi tregoi për të vetmin rast kur me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e kanë diskutuar këtë temë.
“Asociacioni është përmendur vetëm në takimet e mia kokë më kokë me zotin Lajçak, kur unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli me shumë lehtësi del prononcohet për nevojën e krijimit të Asociacionit, por nuk prononcohet për mosrespektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, tha Bislimi për RTK.
Ai tregoi se marrëveshja e parë për Asociacionin është nënshkruar në vitin 2013, pastaj në 2015-ën e dyta, por marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, është nënshkruar në 2011.
“Në qoftë se në Bruksel, marrëveshjet nuk janë ranguar asnjëherë për nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e nuk bëhet temë Menaxhimi i Integruar i Kufijve”, pyeti zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke dhënë edhe përgjigje.
“Përgjigjja e Lajçakut është se ‘ju merreni me Kosovë dhe deklaroheni në Kosovë. Ne deklarohemi sepse na bëjnë pyetje mediat, dhe më shumë është interesimi i mediave në Kosovë për këtë, sesa i takimeve në Bruksel”, thotë Bislimi.
Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, nuk mund të ketë as nuk do të ketë kompromis deri në njohjen reciproke.
Gjatë intervistës, Bislimi citoi Borrellin, shefin e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri të BE-së, se çka ka shkruar ai në kërkesën e parë.
“Shpenzimi i një viti kohë, duke u marrë me çështjet e së kaluarës, në vend se të merremi me peizazhin e madh dhe të ardhmen tonë, mendoj që është më se mjaftueshëm”, kishte shkruar Borrell, citoi Bislimi duke thënë se mund të mos jetë përkthim adekuat.
Ai tha se kjo nënkupton që ka ardhur koha që të mos merremi më me çështjet e kaluara, por me të ardhmen peizazhin e madh, pra marrëveshjen gjithëpërfshirëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj