LAJMI I FUNDIT:

Dritan Abazoviq viziton vendin ku do të ndërtohet rruga Plavë-Deçan

Dritan Abazoviq viziton vendin ku do të ndërtohet rruga Plavë-Deçan

Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, po vazhdon punët qeveritare pavarësisht se mund të shkarkohet pas dy jave nëse kalon mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ai sot ka dalë në terren për të inspektuar vendin se ku do të ndërtohet rruga rajonale për në Deçan.


I pari i qeverisë malazeze ka pohuar se “vizituam vendin së bashku me ministrin (Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit) Goran Gjuroviq dhe miq nga Plava, vizituam Bogiçevicën në Prokletije, ku do të kalojë rruga rajonale për Deçan”.

Ramosaj pajtohet me vendimin e Qeverisë, pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë
Lexo po ashtu Ramosaj pajtohet me vendimin e Qeverisë, pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë

“Potencial i jashtëzakonshëm natyror që na jep mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe sporteve të skive”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se punimet për ndërtimin e rrugës që lidhë Deçanin me Plavën janë ndërprerë tash e sa kohë pas ankesës së Manastirit të Deçanit.

Ndryshe, disa parti opozitare dhe ato që e mbështetin qeverinë malazeze kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion mosbesim gjersa seanca për shkarkimin e Abazoviqit do të mbahet më 19 gusht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori