LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi magjepsës i Guardiolas duke u treguar lojtarëve të Man Cityt pse Messi është ‘lojtari më i mirë’ që e ka parë

Fjalimi magjepsës i Guardiolas duke u treguar lojtarëve të Man Cityt pse Messi është ‘lojtari më i mirë’ që e ka parë

Një video e Pep Guardiolës duke u treguar yjeve të tij të Manchester Cityt se pse Lionel Messi është ‘lojtari më i mirë’ është shfaqur në internet dhe kjo është thjeshte magjepsëse.

Një klip i shkurt nga dokumentari i ri i Cityt tregon trajneri Guardiola duke mbajtur një fjalim pasionant për skuadrën, me qendër Messin.


Së bashku: Përsëri kampionë! siguron qasje në prapaskenë në sezonin fitues të Ligës Premier 2021/22.

Pamjet mahnitëse nga ndeshja e Cityt në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge tregojnë Guardiolën duke i thënë ekipit të tij pse Messi është ‘lojtari më i mirë’ që ka parë ndonjëherë në jetën e tij.

Duke folur me ekipin e tij, gjatë një bisede, ai bërtiti: “A e dini pse Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time?”.

“Sepse ai është një konkurrues. Ai është një kafshë”.

“Dhe tani, ne qarkullojmë topin, hedhim një vështrim…Kur pasoni topin… sulmoni këtu! Duhet të shënoni gola, djema!”.

“Messi pason topin dhe futet si makineri. E nuhat golin! Dhe ju duhet ta pasoni atë dhe duhet të arrini”, përfundoi fjalimin e tij Guardiola.

Fjalimi emocionues i Guardiolës pati efektin e dëshiruar, me Blutë që siguruan një fitore të madhe 5-1 në Belgjikë – pasi kishin udhëhequr 2-0 në pushim.

Kyle Walker, Cole Palmer dhe Riyad Mahrez shënuan në pjesën e dytë, ndërsa City shkoi në krye të Grupit A, përpara Paris Saint-Germain të Messit.

Por, ashtu si PSG-ja, City u eliminua përfundimisht nga Real Madrid, i cili mundi Liverpoolin në finale.

Titulli prestigjioz i Ligës së Kampionëve mbetet në krye të listës së dëshirave të trofeve të Man City përpara sezonit të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori