LAJMI I FUNDIT:

Anija e parë ukrainase me grurë ka arritur në Turqi

Anija e parë ukrainase me grurë ka arritur në Turqi

Anija e parë me grurë që lundroi nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus mbërriti në Bosfor. Anija e mallrave Razoni me 26 mijë ton grurë do të inspektohet përpara se të vazhdojë udhëtimin e saj për në Liban.

Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që nga shkurti kur nisi pushtimin e saj në Ukrainë, duke intensifikuar mungesën globale të ushqimit.

Sipas kushteve të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB muajin e kaluar, të dyja palët ranë dakord që dërgesat mund të vazhdojnë.


Në video-fjalimin e së martës mbrëma, presidenti Volodymyr Zelensky tha se dëshiron të shohë që eksportet e grurit të bëhen rregullisht, raporton aa.

“Tani synimi ynë është që të kemi eksporte të rregullta dhe që kur një anije largohet nga porti, të përgatiten edhe anijet e tjera dhe ato që marrin mallra dhe ato që i afrohen portit”, tha Zelensky.

Përveç lehtësimit të mungesës së ushqimit gjetkë, presidenti ukrainas shprehu shpresën se eksportet do të inkurajonin fermerët ukrainas të mbjellin fara për sezonin e ardhshëm.

“Kjo është çështje e sigurisë ushqimore edhe për vendin tonë dhe është koha të sigurojmë veten për vitin e ardhshëm”, deklaroi ai.

Anija e mallrave Razoni u largua nga porti ukrainas i Odessa të hënën, në rrugë për në Tripoli, Liban. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Botë
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kalo në kategori