LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht se po ndodh largimi masiv i qytetarëve, Rusia po tenton të reklamohet si vend i “ëndrrave” për të jetuar – videoja bëhet objekt tallje

Pavarësisht se po ndodh largimi masiv i qytetarëve, Rusia po tenton të reklamohet si vend i “ëndrrave” për të jetuar – videoja bëhet objekt tallje

Derisa Rusia po ballafaqohet me ikjen masive të qytetarëve si dhe sanksionet si pasojë e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, Moska ka menduar se përmes një video propaganduese do të arrijë të përmirësojë imazhin e këtij shteti.

Së fundmi përmes një video po tenton të dekurajoj imigrimin, duke e titulluar videon e re “koha për t’u vendosur në Rusi”, transmeton Telegrafi.

Videoja që për pak minuta është bërë objekt tallje në rrjetet sociale, shfaq kinse përparësitë që i ka ky vend për të jetuar.


Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë nga shitja e energjisë elektrike në BE
Lexo po ashtu Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë nga shitja e energjisë elektrike në BE

Madje videon e kanë shpërndarë zyrtarë të ambasadës ruse në Spanjë, ku thuhet se Rusia mund t’i bëjë ballë mijëra sanksioneve.

Në anën tjetër realiteti në këtë vend është krejt ndryshe – atje mungon liria e shprehjes, mediat janë të kontrolluara nga Vladimir Putin, e ata që mendojnë ndryshe brenda natës “zhduken” pa gjurmë.

E kur flasim për humbje ky vend çdo ditë kthen në shtëpi mijëra ushtarë të vrarë, që kanë humbur jetën gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë.

Putin: Nuk mund të ketë fitues në luftë bërthamore
Lexo po ashtu Putin: Nuk mund të ketë fitues në luftë bërthamore

Madje për të mbuluar këto humbje, Putini po tenton me çdo kusht që të mbajë sa më të fshehta të dhënat e sakta që tregojnë për numrin e madh të ushtarëve të vrarë.

Familjet e pasura ruse çdo ditë e më shumë po largohen nga ky vend, që është goditur rëndë nga sanksionet e vëna nga shtetet perëndimore.

Në video tentohet të reklamohet kinse “jeta e lirë”, ku energjia elektrike, uji, gazi e femrat e bukura e bëjnë këtë vend të “përkryer” për të jetuar. /Telegrafi/