LAJMI I FUNDIT:

Klopp i kënaqur me fitoren dhe lojën e Liverpoolit ndaj Man Cityt në Superkupën e Anglisë

Klopp i kënaqur me fitoren dhe lojën e Liverpoolit ndaj Man Cityt në Superkupën e Anglisë

Jurgen Klopp ishte i kënaqur me lojën dhe fitoren e Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në finalen e Superkupës së Anglisë apo FA Community Shield të shtunën në mbrëmje.

Liverpooli arriti të triumfoj në Community Shield ndaj Cityt me rezultat bindes 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në King Poëer Stadium.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Trent Alexander-Arnold (21’), Mohamed Salah (83’) dhe Darwin Nunez (90+) për Reds, ndërsa për Cityn shënoi Julian Alvarez (70’).


Kjo fitore dhe ndeshja në përgjithësi i pëlqeu shumë trajnerit të Reds, Klopp.

“Sot kemi luajtur pasime më të zgjuara, na duhen këto topa nga anash. Në dy ndeshjet e para ne kaluam prapa dhe pas tre vrapimeve në parasezon ju vriteni”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Më pëlqeu shumë loja, por shumicën e kohës ndeshjet e Cityt kundër nesh janë të lezetshme për t’u parë. Ne nuk fitojmë gjithmonë, por ato janë argëtuese”.

“Isha i lumtur me fillimin tonë të lojës, por çdo lojtar bëri një ndryshim. Djemtë janë gati dhe kjo është gjë e mirë”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/