LAJMI I FUNDIT:

Zamorano zbulon gjithë historinë e fanellës së famshme “1+8” te Interi

Zamorano zbulon gjithë historinë e fanellës së famshme “1+8” te Interi

Ish-sulmuesi i Interit, Ivan Zamorano ka falënderuar legjendën e Nerazzurëve, Sandro Mazzola për fanellën e famshme ‘1+8’.

Ish-reprezentuesi i Kilit u bashkua me Ronaldon, në verën e vitit 1997 te Interi, por Zamorano mbajti numrin 9, pasi legjendën braziliane ishte i lumtur me fanellën numër 10.


Megjithatë, “Fenomeni” për sezonin e tij të dytë donte numrin 9 që kishte veshur Zamorano dhe kiliani u desh ta ndryshonte.

Zamorano ka thënë se ishte i lumtur t’ia dorëzonte fanellën e tij një lojtari që e përshkroi si “sulmuesi më i mirë në botë”, por ishte Mazzola ai që lindi idenë gjeniale për zëvendësimin e numrit 9.

“Kam pasur si shok skuadre sulmuesin më të mirë në botë, Luis Nazario de Lima Ronaldo dhe ta shikoja atë në stërvitje ishte një shpërthim”, ka thënë fillimisht Zamorano për TyC Sports.

“Fiziku i tij, teknika, shpejtësia e tij; diferenca në një kundër një që kishte ishte e pabesueshme”.

“Në fillimin e Ronit në Inter, ai nuk më tha asgjë. Unë vazhdova të luaja me numrin 9 dhe ai mori numrin 10”.

“Ne patëm mundësinë për të fituar Kupën UEFA në Paris kundër Lazios. Unë shënova, Ronaldo dhe Javier Zanetti gjithashtu. Një festë e vërtetë e Amerikës së Jugut!”.

“Pas Kupës së Botës në 1998, Ronaldo u kthye me të vërtetë pa energji, deklarata e tij mendore ishte e ulët dhe në një bisedë që pata me Sandro Mazzola, ai më tha: “Pse nuk i japim Ronit nr.9? Ai do të jetë i lumtur”.

Nga Ronaldinho deri te Zamorano: Historia pas çdo zgjedhje të çuditshme të numrit në fanellat e tyre (Foto)
Lexo po ashtu Nga Ronaldinho deri te Zamorano: Historia pas çdo zgjedhje të çuditshme të numrit në fanellat e tyre (Foto)

Zamorano e bëri të qartë se nuk kishte ego të përfshirë dhe ai ishte më se i lumtur t’ia dorëzonte numrin e tij shokut të skuadrës, por thjesht donte të kuptonte se cili do të ishte numri i tij i ri.

“Unë nuk debatova, po ia jepja fanellën time më të mirit në botë. ‘Por çfarë fanelle do të vesh’? Dhe Sandro Mazzola më thotë: ‘Pse nuk merr numrin 18 dhe ne do të vendosim një + në mes’?”

“E pyeta ‘A mund ta bëjmë këtë’? ‘Po’. Kështu shkuam me numri 18”.

“Në fillim përdorëm shirit dhe bëmë një shenjë, por pas ndeshjes së katërt apo të pestë, prodhuesi sportiv që bënte fanellat e Interit filloi t’i dërgonte ato me 1+8. Fanella më e shitur në historinë e futbollit italian”, përfundoi kiliani.

Zamorano iu bashkua Interit në vitin 1996 nga Real Madridi dhe kaloi pesë sezone me Nerazzurrët përpara se të transferohej te skuadra meksikane Club América në 2001. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori