LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Me paaftësinë e saj kjo Qeveri ka bllokuar shtetin, edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë

Lekaj: Me paaftësinë e saj kjo Qeveri ka bllokuar shtetin, edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë

Instituti GAP ka publikur shpenzimet e buxhetit për investime kapitale për periudhën janar qershor. 

Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, ku tha se kjo Qeveri po bën propagandë të vazhdueshme, kinse kemi rritje enorme ekonomike, por ai tha se gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën.

“Krejt çka bën kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën. Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.


Tutje ai tha se Qeveria me paaftësinë e saj ka bllokuar shtetin.

“Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit. Ky është dështimi më i madh në 11 vitet e fundit. Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ta thëllojë edhe më tej krizen në vend?!”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori