Carragher beson se Haaland nuk do ta bëjë domosdoshmërisht Man Cityn më të fortë
Legjenda angleze, Jamie Carragher beson se nënshkrimi i Erling Haaland nuk do ta bëjë domosdoshmërisht Manchester Cityn një ekip më të fortë këtë sezon.
City bëri një lëvizje të madhe transferimi në fillim të kësaj vere duke siguruar nënshkrimin e Haalandit pasi aktivizoi klauzolën e tij të lirimit prej rreth 60 milionë eurosh në Borussia Dortmund.
Real Madridi dhe Barcelona ishin lidhur gjithashtu me reprezentuesin norvegjez, i cili shënoi 85 gola në 88 ndeshje për Dortmundin, por City e rrëmbeu para tyre.
Ndërsa Carragher e ka përshëndetur Haaland si një nënshkrim “madhështor”, ai gjithashtu beson se është “e rrezikshme” të supozohet se gara për titull në Ligën Premier është një formalitet këtë sezon.
Duke shkruar në rubrikën e tij për The Telegraph, Carragher tha se nënshkrimi i Haaland dhe ai i Darwin Nunez në Liverpool – nuk janë të garantuara për t’i bërë dy skuadrat më të forta.
“Analiza e lehtë është se shtimi i një ‘finisheri’ në skuadrat tashmë plotësisht funksionale do t’i përmirësojë në mënyrë të pashmangshme. Historia na informon se është një supozim i rrezikshëm”, shkroi fillimisht Carragher.
“Tre nga golashënuesit më të mirë të Anglisë ishin Jimmy Greaves, Gary Lineker dhe Alan Shearer. Në kulmin e fuqisë së tyre ata iu bashkuan skuadrave që sapo kishin fituar titullin ose, në rastin e Shearer, ishin afër dhe kishin nevojë për atë shtytje të fundit për të arritur në majë”.
“Greaves nënshkroi për Tottenham Hotspur në vitin 1961, gjashtë muaj pasi fituan dy trofetë e ligës. Me gjithë suksesin e tij në Ëhite Hart Lane, ai kurrë nuk fitoi një titull të ligës angleze”.
“Lineker iu bashkua Evertonit në verën e vitit 1985, vetëm pasi skuadra e Howard Kendall fitoi kampionatin. Ai shënoi 40 gola por Liverpool fitoi dy trofetë më 1986 para se sulmuesi anglez të transferohej te Barcelona. Everton e rifitoi titullin një vit më vonë pa të”.
“Pyesni tifozët e Neëcastle se cilin sezon të Ligës Premier ata festojnë më shumë, dhe është 1995/96 kur Les Ferdinand dhe Peter Beardsley ishin dyshja e sulmit. Nënshkrimi i Shearer verën e ardhshme pritej ta kthente skuadrën e Kevin Keegan në fitues të titullit. Ata kurrë nuk u afruan aq shumë, pavarësisht se Shearer fitoi Këpucën e Artë në sezonin e tij të parë në St James’ Park”.
Megjithatë, Carragher është i emocionuar nga ardhja e Haaland dhe beson se kalimi i tij në Angli pasqyron fuqinë aktuale të Ligës Premier”.
“Për mua, nënshkrimi i Haaland është një deklaratë për Ligën Premier po aq sa për Man Cityn. City do të ishte favorit për titull me ose pa të”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit