Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbajti një aksion simbolik para Këshillit Prokurorial të Kosovës duke kundërshtuar vendimin e këtij institucioni që prokurores së Prokurorisë së Mitrovicës, Stojanka Kasaloviq t’i shqiptohet vetëm vërejtje publike me shkrim.
E njëjta prokurore më 1 janar të këtij viti kishte liruar në procedurë të rregullt Skënder Qerimajn pasi ishte denoncuar për dhunë, ndërsa më 5 janar vrau bashkëshorten e tij Lirie Qerimaj në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kundërshtuar vërejtjen e Këshillit Prokurorial ndaj prokurores duke thënë se neglizhenca e Kasaloviq i kushtoi me jetë Lirie Qerimajt. Në këtë aksion u tha se përkundër denoncimeve të vazhdueshme të të ndjerës Lirie Qerimaj për dhunë nga bashkëshorti i saj, prokurorja e kishte liruar edhe pse e ndjera kishte kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.
Ajeta Mjeku, aktiviste në Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist deklaroi se pikërisht kjo e bën shtetin bashkëfajtor në vrasjen e Lirie Qerimajt.
“Braktisja e Lirijës nga shteti nuk është rast i izoluar por praktikë e vazhdueshme institucionale e trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore, që shpesh rezultojnë me fatalitet. Ky rast e bën bashkëfajtor shtetin. E bënë bashkëfajtor në eskalimin e dhunës ndaj grave në çdo nivel e sferë, në pasigurinë e thellë të shkaktuar tek to dhe në vrasjen e tyre. Procesverbali i bërë publik së fundmi nga koha tregon se Liria kishte përjetuar dhunë sistematike para se të vritje. Por përkundër kësaj, ajo s’kishte gjetur mbrojtje nga askush, duke përfunduar kështu e vrarë”, tha Mjeku.
Ajo ka kërkuar që prokurorja Kasaloviq të largohet menjëherë nga puna.
“Sot ne kërkojmë që prokuroria Kasaloviq të largohet nga puna, ndërsa Skënder Qerimaj të dënohet me burgim maksimal, këto si hapa të parë të marrë drejt arritjes së drejtësisë për Lirie Qerimajn. Që të ketë drejtësi për Lirien, ndonëse të vonuar. Për të gjitha ne, siguri për ta gëzuar të drejtën për të jetuar, të lira nga çfarëdo dhune”, përfundoi Mjeku.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari Skënder Qerimaj me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij Lirie Qerimaj, ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, kishte nxjerrë armën nga xhepi i xhupit dhe kishte shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë