Dy persona, burrë e grua, kanë mbetur të vdekur, kurse dy fëmijët e tyre janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabile.
Aksidenti ka ndodhur në mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 04:40.
Drejtorin e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ku janë të shtruar fëmijët e lënduar, ka treguar se fëmijët kanë pësuar lëndime trupore në kokë dhe në gjoks.
“Gjendja është e njëjtë, kanë lëndime ne kokë dhe në gjoks”, ka thënë shkurt Syla, raporton Kallxo.com.
Më herët ai për media kishte deklaruar se gjendja e fëmijëve është stabile.
Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, të cilët pësuan në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë, derisa po vinin nga Sllovenia për pushime në Kosovë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Siboc të Podujevës, ku një autobus i kompanisë ‘Dita’ ishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti. Në të ishte përplasur vetura e tipit Audi, e cila drejtohej nga i ndjeri Shemsedin Sopaj.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shpreh ngushëllime familjes, për humbjen e madhe.
“Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës”, ka thënë Kastrati.
Kryetari Kastrati dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, i kanë vizituar sot në SHSKUK edhe dy fëmijët e lënduar të kësaj familje, për tu njoftuar nga afër me gjendjen e tyre, si dhe ju kanë ofruar familjarëve mbështetjen e plotë të komunës.
Po ashtu i kanë falënderuar edhe mjekët, të cilët po i trajtojnë të lënduarit.
Për rastin tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se janë të tronditur nga ky lajm, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e të afërmve të viktimave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron