LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Pendarovski tregon se cila do të ishte pyetja e duhur për referendumin e propozuar nga partia OBRM-PDUKM

Presidenti Pendarovski tregon se cila do të ishte pyetja e duhur për referendumin e propozuar nga partia OBRM-PDUKM

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sugjeron që nëse mbahet referendumi i shpallur nga opozita maqedonase, atëherë pyetja e referendumit të shkruhet: “A dëshironi të shkoni në BE me këto kushte”.

Këtë e ka deklaruar Pendarovski në një intervistë për të përjavshmen “Focus”.

“Me sa kuptoj unë, pyetja nuk do të jetë për ndryshimet kushtetuese, por për marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe pse është përfshirë. Nëse dikush nuk e kupton që kjo marrëveshje dypalëshe, por edhe me Greqinë, është boshti përgjatë të cilit ne vazhdojmë drejt Evropës dhe dëshiron që ajo të largohet, është e ndershme që pyetja e referendumit të jetë: “A doni të shkoni në BE me këto kushte?”. Pa përmendur marrëveshje, pika e gjëra të tjera. Opozita të dalë me një formulim të sinqertë dhe nëse është kjo çështje, të gjitha partitë të dalin në referendum dhe jo të bojkotojnë”, thotë Pendarovski në intervistë.


Ai sugjeron uljen e pragut prej 50 plus 1 të votuesve të regjistruar.

“Le të ulim pragun 50 plus 1 të zgjedhësve të regjistruar dhe le të jetë vetëm i atyre që duan të votojnë atë ditë. Qeveria dhe opozita duhet të ndryshojnë Ligjin e Referendumit, të pastrojnë listën e zgjedhësve sipas regjistrimit të ri dhe ju siguroj se një pjesë e konsiderueshme do të jetë “pro” BE-së, ashtu siç pohoj se shumica e Elektorati real votoi pozitivisht në referendumin për Prespën”, thotë Pendarovski.

Ideja për referendum u bë e ditur nga lideri i OBRM-PDUKM-së pasi me 68 vota, Kuvendi i Maqedonisë e pranoi propozimin francez.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Kalo në kategori