Mariçiq nënshkroi kontrata me 7 kompani për përkthimin e akteve të BE-së
“Përkthimi i mirë dhe cilësor nënkupton transponimin dhe zbatim të saktë të legjislacionit të Bashkimit Evropian, kurse në të njëjtën kohë gjuha maqedonase do të gëzojë statusin e gjuhës së barabartë dhe zyrtare të Unionit kur vendi ynë të bëhet anëtar i tij i plotë”, thotë Mariçiq.
Zëvendëskryeministri për integrime evropiane Bojan Mariçiq nënshkroi sot kontratat me shtatë operatorët ekonomikë, të cilët janë angazhuar për përkthim shtesë të akteve të Bashkimit Evropian në gjuhën maqedonase.
Deri tani, përkthimet i ka kryer rregullisht Sekretariati për Çështje Evropiane, por pas konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë me BE-në, me anë të një thirrjeje publike janë angazhuar edhe shtatë kompani të tjera që të ndihmojnë me përkthyesit e tyre.
“Zyrtarizimi i sotëm i bashkëpunimit me operatorët ekonomikë, në një nga pjesët kyçe për integrimin tonë të suksesshëm evropian të vendit, e që është përkthimi i akteve ligjore të Bashkimit Evropian, vjen në momentin e duhur kur i hapëm negociatat me Bashkimin Evropian dhe kur duhet të punojmë edhe më intensivisht për të harmonizuar legjislacionin tonë kombëtar me ligjet e BE-së”, thotë Mariçiq.
Sipas Mariçiqit, procesi i përkthimit të së drejtës evropiane në gjuhën maqedonase po zhvillohet pa ndërprerje, sepse edhe pas hapjes së negociatave me Unionin edhe pas fillimit të procesit të skriningut, vendi duhet të punojë njëkohësisht në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjet e BE-së.
“Suksesi i skriningut dhe kohëzgjatja e tij varet në masë të madhe nga harmonizimi, gjegjësisht nga procesi i marrjes dhe aplikimit të acquis. Ky kusht për anëtarësim është identik për të gjitha vendet kandidate dhe rrjedh nga sistemi juridik i BE-së, i cili përcakton se të gjitha gjuhët zyrtare të shteteve anëtare janë gjithashtu gjuhë zyrtare të Unionit dhe se të gjitha versionet gjuhësore të akteve ligjore janë origjinale dhe ekuivalente”, ka thënë Mariçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
OBRM-PDUKM: Energjia elektrike më shtrenjtë shkaku i biznes interesave të LSDM-së dhe BDI-së
VLEN: BDI dhe LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë