Hajrullah Tërnava, njohës i çështjeve të sigurisë ka kujtuar heroin, Enver Zymberi në ditën e rënies së tij përgjatë ushtrimit të detyrës duke thënë se ky i fundit kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëherësh, ai ka folur edhe për kushtet aktuale të Policisë së Kosovës.
Hajrullah Tërnava, njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë se Kosova është një ndër të vetmet vende në botë që ka kushte të tilla për zyrtarët e policisë së vendit. Me këtë ai nënkupton mungesën e sigurimit dhe penzionimit të parakohshëm.
Sipas Tërnavës, Policisë së Kosovës i mungojnë “kushtet elementare” dhe nga vet fakti se 21 policë kanë humbur jetën përgjatë ushtrimit të detyrës, është pikërisht pika ku duhet bazuar që të fillojë përmirësimi i kushteve.
“Na duhet të kemi sa më parë ligjin për pensionim të parakohshëm”, thotë ai.
Ndër të tjera, Tërnava ka thënë se Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kushte shumë më të avancuara të punës.
“Për FSK-në janë më të interesuar dhe ja kanë rregullua do kushte ndërsa tek Policia e Kosovës, këtë aspekt nuk kanë kontribua shumë”, thotë ai gjersa thekson se policia është gjithmonë e rrezikuar.
Tërnava, njohës i çështjeve të sigurisë ka kujtuar heroin, Enver Zymberi në ditën e rënies së tij përgjatë ushtrimit të detyrës duke thënë se ky i fundit kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I ftuar në “FIVE” në RTV Dukagjini, njohësi i çështjeve të sigurisë, Tërnava ka thënë se Zymberi ishte vrarë në rrethana jo të pritshme dhe rasti i tij, mbetet i rëndë për familjen dhe njëherësh, edhe qytetarët e Kosovës.
‘Mjerisht është shumë e dhimbshme për popullin sepse një njeri i cili e ka familjen dhe punon për t’a mbajtur atë e me ra si dëshmor gjatë veprimit e ushtrimit të detyrës së përgjithshme të tij nuk është e lehtë, veçanërisht për familjen”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai e ka cilësuar të ndjerin sikurse një “djalë të urtë, sjellshëm dhe të përgatitur” megjithëse nuk e kishte njohur nga afër si shkak i pozicioneve politike të tij asokohe.
Tërnava nuk e ka përjashtuar mundësinë e zbardhjes së autorëve dhe urdhërdhënësve të rastit.
“Duke pasur parasysh situatën që jetojmë pas luftës e tash e kësaj dite nuk e qeverisim mirë atë pjesë të veriut, është fakt se rasti nuk është zbulua mirëpo rastet mund të zbulohen edhe tash e tutje… sa ma shpejt, efikasiteti është më i lartë”.
“Ka me ndodhë, jam i bindur”, thotë ai gjersa shton se janë duke u hetuar edhe rastet e ndërlidhura me të.
Ndër to, ai specifikon rastin e Radojçiq.
Radoiçiq, përmes një video-mesazhi drejtuar publikut, nga rrethina e Leposaviqit, që është një nga katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, kishte thënë se “terrori mbi popullatën serbe ka nisur”./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje