LAJMI I FUNDIT:

Silk-Faw konfirmon planin për ndërtimin e makinave elektrike në Itali

Silk-Faw konfirmon planin për ndërtimin e makinave elektrike në Itali

Silk-Faw, një start-up i firmës amerikane të inxhinierisë dhe dizajnit të automobilave Silk EV dhe prodhuesit kinez të automjeteve FAW, tha të hënën se do të vazhdojë përpara me një plan, me vlerë mbi një miliard euro, për të ndërtuar makina elektrike në Itali.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Silk-FAW do të finalizojë blerjen e tokës në qytetin e Reggio Emilia ku objekti për prodhimin e makinave do të ndërtohet më 5 gusht.

Në fillim të shtatorit, kompania do të mbajë ceremoninë e hapjes së objektit të prodhimit, që do të përfshijë gjithashtu selinë e kompanisë dhe një qendër kërkimore.


Në fillim të këtij muaji, qeveria rajonale e Emilia-Romagna e Italisë kërkoi siguri nga Silk-FAW mes shqetësimeve nga autoritetet lokale se plani mund të mos shkonte përpara.

Anëtari bordit të SilkFaw, Li Chongtian – i cili është gjithashtu kreu i FAW Capital Holding Co., njësia përgjegjëse për investimet e jashtme të FAW – konfirmoi mbështetjen e plotë të FAW për projektin.

“Silk dhe FAW janë të përkushtuar për suksesin e partneritetit tonë”, tha ai në deklaratë, duke shtuar se grupi po punonte për të siguruar që sipërmarrja e përbashkët të kishte burimet e nevojshme për të ekzekutuar planin e saj të biznesit.

Silk-FAW planifikon të zhvillojë dhe prodhojë hipermakina luksoze elektrike dhe hibride në Kinë dhe në Itali nën markën Hongqi.

Vitin e kaluar zgjodhi qytetin e Reggio Emilia për të ndërtuar objektin e saj, në një zonë të njohur si “Lugina e Motorëve” e Italisë, e cila është shtëpia e markave duke përfshirë Ferrarin, Lamborghinin, Maseratin dhe Ducatin.

Prodhimi pritej të fillonte në fillim të vitit 2023, por plani ende nuk ka bërë përparim, pasi kompania përmendi problemet me hipotekën e nevojshme për të blerë tokë për fabrikën.

Qeveria rajonale e Emilia-Romagna dhe qyteti Reggio Emilia thanë në një deklaratë të veçantë se videokonferenca e së hënës ishte “e nevojshme dhe e rëndësishme”, por shtuan se ata ende prisnin të merrnin procesverbalin e takimit të nënshkruar nga drejtuesit e Silk-FAW që konfirmonin angazhimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

EVs
Goditje e rëndë për pronarët e automjeteve elektrike - veturat po humbin shumë shpejt vlerën e tyre

Goditje e rëndë për pronarët e automjeteve elektrike - veturat po humbin shumë shpejt vlerën e tyre

EVs
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Porsche do të sjellë veçori të reja dizajni për automjetet e saj të ardhshme elektrike

Porsche do të sjellë veçori të reja dizajni për automjetet e saj të ardhshme elektrike

Auto
Prezantohet aeroplani më i madh autonom elektrik në botë për transportimin e mallrave

Prezantohet aeroplani më i madh autonom elektrik në botë për transportimin e mallrave

Kalo në kategori