LAJMI I FUNDIT:

Edu tregon si qëndron e vërteta lidhur me gjasat që kishte Arsenali për Raphinhan

Edu tregon si qëndron e vërteta lidhur me gjasat që kishte Arsenali për Raphinhan
(Fotomontazh: Twitter/Instagram)

Drejtori teknik i Arsenalit, Edu, ka treguar se sa afër ishte klubi anglez që ta fitonte garën për Raphinhan, i cili në fund u transferua te Barcelona.

Topçinjtë ishin fuqishëm në garë për shërbimet e ish-yllit të Leeds United, i cili megjithatë nënshkroi për katalunasit.


25-vjeçari dhe përfaqësuesit e tij e kishin bërë të qartë nga fillimi se destinacioni i preferuar ishte largimi nga Liga Premier dhe kalimi te gjigantët e La Ligas.

Arsenali largohet nga gara për Raphinhan
Lexo po ashtu Arsenali largohet nga gara për Raphinhan

Sa pranë ishte Arsenali të nënshkruante me Raphinhan

(Foto: Instagram/raphinha)

Futbollisti kishte arritur marrëveshje për kushtet personale me Barcën që në muajin maj, mirëpo Topçinjtë kishin hyrë në garë në qershor duke e kërkuar braziliani si zëvendësim për Nicolas Pepe.

Transferimi prej 65 milionë eurosh në Camp Nou ishte konfirmuar kah mesi i korrikut, ndërsa Edu e ka sqaruar situatën në një prononcim për Sky Sports.

“Njerëzit mendojnë se ne hymë shumë thellë për Raphinhan, sepse Raphinha ishte kudo. Është e drejtë që ne patëm disa bisedime me Decon, sepse Deco është agjenti i tij dhe unë kam raporte të mira – jemi miq”.

(Foto: Instagram/raphinha)

“I thash Decos: ‘A mund të ma shpjegosh situatën e Raphinhas?’, ndërsa ai ishte i qartë: Edu, kemi raporte të mira, por nuk do të gënjej, qëllimi i tij është të shkojë te Barcelona, sepse ëndërron të shkojë te Barcelona dhe ne kemi biseduar me Barcelonën qe një kohë të gjatë’”.

“Ëndërr e bërë realitet”, Raphinha ndihet i lumtur pas prezantimit te Barcelona
Lexo po ashtu “Ëndërr e bërë realitet”, Raphinha ndihet i lumtur pas prezantimit te Barcelona

“’Në rregull, faleminderit shumë, nëse diçka ndodh, atëherë më njofto, sepse unë mund ta shqyrtoj dhe kuptoj situatën. Nëse jo, nuk ka problem dhe ne vazhdojmë me raportet tona’”, ka treguar drejtori i Arsenalit për bisedën me agjentin e lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori