LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 53-të me bashkëshortin Ben Affleck në Paris

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 53-të me bashkëshortin Ben Affleck në Paris
Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 53-të me bashkëshortin Ben Affleck në Paris

Ikona e muzikës pop, Jennifer Lopez, festoi ditëlindjen këtë të diele, më 24 korrik, në Evropë.

Më konkretisht, JLo ka qenë duke pushuar në Paris të Francës, me bashkëshortin e saj, aktorin Ben Affleck.

Të porsamartuarit zbarkuan në kryeqytetin francez të premten për të shijuar muajin e mjaltit, vetëm disa ditë pasi u martuan.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

JLo mbushi 53 vjeç këtë të diel dhe festimet e saj premtojnë të jenë po aq të mira sa ajo do të kishte shpresuar që të ishin në një nga qytetet më romantike në botë.

Të dy Lopez dhe Affleck u fotografuan duke dalë nga hoteli i tyre herët të dielën, duke buzëqeshur dhe dukeshin tejet të lumtur.

Jennifer Lopez pozon e zhveshur teksa feston 53-vjetorin duke promovuar linjën e saj
Lexo po ashtu Jennifer Lopez pozon e zhveshur teksa feston 53-vjetorin duke promovuar linjën e saj

Çifti shoqërohej nga fëmijët e këngëtares.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Mbetet të shihet se si JLo e kaloi mbrëmjen e ditëlindjes së saj të 53-të, ndonëse deri më tani janë publikuar disa imazhe.

Martesa e Lopez vjen pas ndarjes nga bejsbollisti dhe biznesmeni, Alex Rodriguez. /Telegrafi/