LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez pozon e zhveshur teksa feston 53-vjetorin duke promovuar linjën e saj

Jennifer Lopez pozon e zhveshur teksa feston 53-vjetorin duke promovuar linjën e saj

Jennifer Lopez u zhvesh vetëm me kostumin e saj të ditëlindjes teksa festoi 53-vjetorin duke shpërndarë një video seksi të saj krejtësisht e zhveshur me 219 milionë ndjekësit e saj.

Teksa promovonte produktin më të fundit të JLo Beauty, një balsam të pasmesh me çmim rreth 63 euro, superylli botëror pozoi krejtësisht nudo, ndërsa ia zbuloi botës figurën e saj tepër të tonifikuar.


“Ne i kushtojmë gjithë këtë kujdes dhe vëmendje lëkurës së fytyrës, por ndonjëherë e neglizhojmë trupin. Ishte e rëndësishme për mua të krijoja një rutinë për kujdesin e lëkurës për trupin për të adresuar nevojat e tij specifike dhe unike, dhe filluam me të pasmet!”, shkroi ajo krahas filmimeve.

Ajo vazhdoi ndër të tjera: “Sot është ditëlindja ime dhe unë po ju dhuroj një lansim speciale të balsamit të shënjestruar të të pasmeve”.

Jennifer Lopez duket e mahnitshme e veshur në të kuqe gjatë muajit të mjaltit me Ben Affleck
Lexo po ashtu Jennifer Lopez duket e mahnitshme e veshur në të kuqe gjatë muajit të mjaltit me Ben Affleck

Më vonë, në regjistrim, ajo veshi një trupore të vogël të zezë ndërsa fërkonte këmbët e saj me losion dhe i dha kamerës një shikim të zjarrtë.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Fuqia e JLo Beauty, tani në shitje”, tha ajo duke buzëqeshur në postimin e saj të fundit, i cili ka fituar më shumë se 836 mijë pëlqime në 14 orë.

Jennifer Lopez tregon unazën e martesës për herë të parë në një fotografi pa grim
Lexo po ashtu Jennifer Lopez tregon unazën e martesës për herë të parë në një fotografi pa grim

Të enjten, nëna e dy fëmijëve për herë të parë ngacmoi se “diçka” e re po vinte në markën e saj të bukurisë pasi shpërndau vazhdimisht produkte gjatë këtij viti, duke përfshirë një pastrues, serum, hidratues dhe përforcues të lëkurës. /Telegrafi/