LAJMI I FUNDIT:

Shumica do të shkaktonin aksident në udhëkryq – e dini kush ka përparësi?!

Shumica do të shkaktonin aksident në udhëkryq – e dini kush ka përparësi?!

Si do të reagonit ju në këtë situatë?

Në internet mund të gjenden shumë teste, ndërsa disa syresh detyrojnë madje edhe shoferët me përvojë që të mendojnë seriozisht.


Kështu u ka shkaktuar telashe shumë personave ky kryqëzim ku në rrugë ka një kamion me të drejtë përparësie, një makinë dhe një autobus, transmeton Telegrafi.

Detyra juaj është që t’i përgjigjeni drejt pyetjes – kush ka përparësi?

Kjo është përgjigjja:

Edhe shenja stop edhe trekëndëshi i kthyer mbrapsht kanë të njëjtën rëndësi kur është fjala për përparësinë e kalimit. Një dallim është që në rastin e parë ndalimi është i obligueshëm, ndërsa në të dytin jo – nëse nuk ka mjete me përparësi kalimi apo këmbësorë. Mirëpo, kur në udhëkryq janë vendosur të dy shenjat, komunikacioni rregullohet me përparësinë e anës së djathtë.

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Lexo po ashtu Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Në këtë udhëkryq, të dy rrugët janë dytësore ndaj asaj në të cilën vjen kamioni. U është dhënë mundësia shoferëve të cilët vijnë nga rruga me shenjën e trekëndëshit të kthyer mbrapsht të kalojnë vetëm nëse nuk është askush në udhëkryq, gjë që këtu nuk është ashtu.

Në këtë situatë autobusi patjetër duhet të ndalojë dhe ta lejojë automobilin. Domethënë kamioni, pastaj automobili, pastaj autobusi. /Telegrafi/