LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Mitrovicë, Hamza: Situata është stabilizuar, por rreziku i rishfaqjes së vatrave vazhdon

Zjarret në Mitrovicë, Hamza: Situata është stabilizuar, por rreziku i rishfaqjes së vatrave vazhdon

Disa fshatra të komunës së Mitrovicës janë përballur me flakët pasditen e djeshme.

Lidhur me këtë, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata është stabilizuar, por ekziston rreziku i rishfaqjes së vatrave të zjarrit sërish.


“Duke ju falënderuar angazhimit të zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-it situata është stabilizuar, por rreziku i rishfaqjes së vatrave vazhdon. Zjarrfikësit vazhdojnë të jenë prezent”, ka thënë Hamza.

Policia ka njoftuar se kishe pranuar informatën për tri raste të zjarreve në tri lokacione të ndryshme.

Zjarri në disa fshatra të Mitrovicës, policia thotë se ende vazhdon në përmasa të vogla
Lexo po ashtu Zjarri në disa fshatra të Mitrovicës, policia thotë se ende vazhdon në përmasa të vogla

Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Cernushë zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve e po ashtu i ishte afruar shtëpive të banuara, janë evakuuar disa familje për sigurinë e tyre.

“Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel poashtu edhe me pajisje. KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarreve.

Falë përkrahjes së ofruar nga KFOR-i dhe FSK-së, nuk kemi zjarre aktive në asnjë zonë të Mitrovicës dhe gjatë tërë natës pjesëtarë të FSK-së kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit derisa ato janë shuar plotësisht”, thuhet në njoftim.

Ndryshe dje, drejtori i Emergjencave në Mitrovicë, Bahtir Maxhuni tha se kanë kërkuar përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave që ekipe të FSK-së dhe KFOR-it të jenë në gjendje gatishmërie në rast se nuk arrijnë të lokalizojnë gjithë zjarrin që ka ndodhur në fshatin Zasellë.

Kujtojmë se Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit.

Zjarret e mëdha në Evropë janë bërë më të shpeshta, po shkaktojnë më shumë dëme dhe po bëhen më të vështira për t’u shuar. Franca , Spanja, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia janë disa nga vendet që po përballen me zjarre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori