LAJMI I FUNDIT:

Pasuesja e mundshme e Johnsonit, Truss: Putinit nuk mund t’i besohet asnjë fjalë

Pasuesja e mundshme e Johnsonit, Truss: Putinit nuk mund t’i besohet asnjë fjalë

Një sulm rus në një port ukrainas një ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për zhbllokimin e porteve të Detit të Zi për eksportin e grurit dëshmon se presidentit rus nuk mund t’i besohet, tha Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss.

Dy raketa ruse goditën portin e Odessa të shtunën, por nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme, njoftoi shërbimi publik Suspilna, duke cituar ushtrinë ukrainase, raporton aljazeera.

“Kjo tregon se Putinit nuk duhet t’i besohet asnjë fjalë. Ne duhet të punojmë urgjentisht me partnerët tanë ndërkombëtarë për të gjetur një mënyrë më të mirë për të transportuar grurin ukrainas në treg në të cilin Rusia nuk do të marrë pjesë sepse ka thyer premtimin e saj”, tha Truss.


Rusët sulmojnë portin ukrainas disa orë pas marrëveshjes së grurit
Lexo po ashtu Rusët sulmojnë portin ukrainas disa orë pas marrëveshjes së grurit

Sulmi ndodhi një ditë pasi Rusia nënshkroi një marrëveshje me OKB-në dhe Turqinë për të lejuar eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi, përfshirë Odesën.

Sulmi u dënua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili mori pjesë në Stamboll të premten në nënshkrimin e një marrëveshjeje për zhbllokimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi.

Ndryshe, Truss dhe Rishi Sunak janë dy kandidatët që mund ta pasojnë në postin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili pritet të zëvendësohet në muajin shtator pasi ka dhënë dorëheqje nga kreu i partisë Konservatore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori