LAJMI I FUNDIT:

Rusët sulmojnë portin ukrainas disa orë pas marrëveshjes së grurit

Rusët sulmojnë portin ukrainas disa orë pas marrëveshjes së grurit

Shpërthimet kanë tronditur një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska arritën një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit.

Dy raketa goditën qytetin e Odesës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, tha ushtria e Ukrainës.


Sipas kushteve të marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos synonte portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.

Çfarë parasheh marrëveshja e nënshkruar sot për eksportin e grurit nga Ukraina? Detajet që dihen
Lexo po ashtu Çfarë parasheh marrëveshja e nënshkruar sot për eksportin e grurit nga Ukraina? Detajet që dihen

Një zëdhënës i komandës jugore të ushtrisë tha se sulmi kishte ndikim minimal, raporton bbc.

“Asnjë dëm i rëndësishëm nuk u shkaktua në infrastrukturën portuale”, tha Nataliia Humeniuk. “Këto janë raketa mjaft të shtrenjta, kështu që ato përdoren jo shumë shpesh. Thuhet se janë shumë të sakta, ndaj godasin qëllimisht”.

Shefi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se sulmi tregoi “mospërfilljen totale” të Rusisë për ligjin ndërkombëtar.

“Goditja e një objektivi vendimtar për eksportin e grurit një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Stambollit është veçanërisht e dënueshme,” shkroi ai në Twitter, duke shtuar se BE “e dënon fuqishëm” sulmin.

Të premten, zyrtarët nga Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje për të lejuar eksportimin e miliona tonëve drithë të bllokuar në Ukrainë.

Marrëveshja u përshëndet si një “fener shprese” nga OKB-ja pas muajsh luftimesh.

Marrëveshja Ukrainë - Rusi rreth grurit: Si mund të realizohet operacioni i eksportimit dhe a do të bie çmimi i ushqimeve?
Lexo po ashtu Marrëveshja Ukrainë - Rusi rreth grurit: Si mund të realizohet operacioni i eksportimit dhe a do të bie çmimi i ushqimeve?

Marrëveshja – e cila u desh dy muaj për t’u arritur – do të zgjasë për 120 ditë, me një qendër koordinimi dhe monitorimi që do të krijohet në Stamboll, me staf nga zyrtarë të OKB-së, turq, rusë dhe ukrainas. Mund të rinovohet nëse të dyja palët bien dakord.

Ndryshe, nëse ura do të shkatërrohej, linjat ruse të furnizimit do të shtriheshin rëndë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori