Me rritjen e inflacionit në Kosovë, pensionistëve u janë zbrazur xhepat.
“Krejt shtrenjtë… Nuk e di, përpara nuk ka qenë kështu. Po blejmë më pak, sa për t’i provuar”, thotë Hadije Osmani, një pensioniste 79-vjeçare, e cila merr 190 euro në muaj.
“Krejt shtrenjtë…”, thotë pensionistja Hadije Osmani, e cila merr 190 euro në muaj.
Pensionet në Kosovë sillen nga 100 deri në 265 euro.
Inflacioni, ndërkaq, ka arritur në 14.1 për qind në muajin qershor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Rritja e çmimeve ka nisur nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Hov, pastaj, u ka dhënë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur në fund të shkurtit.
Sipas të dhënave të ASK-së, të publikuara më 21 korrik, pesë kilogramë miell në treg shiten për 3.58 euro, një bukë e zakonshme për 0.50 euro, një litër vaj për 2.82 euro, një litër qumësht për 1.10 euro dhe 30 kokrra vezë për 3.95 euro.
“Sot, me pension nuk mund të mbetesh gjallë”, thotë Asllan Asllani, 82 vjeç.
Si pensionist me arsimim të lartë, ai merr pension në vlerë prej 260 eurosh në muaj. Gjërat dhe ilaçet që i ka blerë vetëm para një viti, thotë se nuk mund t’i blejë më.
“Të gjitha kërkesat që i ka rinia, i kemi edhe ne. Por, ne kemi edhe ilaçe. Çdo i dyti pensionist është i sëmurë, ka nevojë të shkojë në det, në banjë… Ka nevojë t’i blejë ndonjë bonbone nipit në shtëpi, por nuk mund ta bëjë”, thotë Asllani.
Mybera Kasumi është kryetare e Organizatës së Pensionistëve në Prishtinë. Ajo thotë se nga takimet ditore që ka me pensionistë, merr vesh se ankesat më të mëdha të tyre kanë të bëjnë me çmimet e barnave.
“Pensionistët kanë diagnoza të ndryshme të sëmundjeve dhe një medikament që kushton 20 apo 30 euro, nuk mund ta blejnë”, thotë ajo.
Sipas të dhënave të ASK-së, produktet farmaceutike kanë shënuar rritje për 4 për qind në muajin qershor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në Kosovë nuk ka sigurime shëndetësore. Vetëm disa qytetarë mund të jenë të siguruar përmes kompanive private, që ofrojnë shërbime të tilla.
Qendra e Pensionistëve në Prishtinë është vendtakim i shumë pensionistëve nga e gjithë Kosova.
Rrahim Selimi thotë se vjen tri herë në javë nga Podujeva për t’u takuar me shokët e tij.
Ata mblidhen vetëm në restorantin e qendrës, pasi, siç thotë, çmimet aty janë më lirë.
“Këtu nuk bëjmë harxhime, një sytliaç është 70 centë”.
“Çmimet e bukës, të barnave janë të larta”, thotë ai.
Në ambulancën që gjendet brenda Qendrës së Pensionistëve nuk ka asnjë medikament.
Në muajin prill, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët, si dhe disa kategori të tjera të shoqërisë, për t’iu ndihmuar të përballojnë çmimet në rritje.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë aktualisht jetojnë rreth 200.000 pensionistë.
Prej tyre, rreth 148.000 janë përfitues të pensionit të pleqërisë, që do të thotë se marrin nga 100 euro në muaj, ndërsa më pak se 50.000 janë kontributpagues. Këta të fundit ndahen në katër kategori dhe marrin nga 182 deri në 265 euro në muaj, varësisht shkollimit që kanë pasur./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'