LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që mund të kenë efekt të dëmshëm në shëndet

Ushqimet që mund të kenë efekt të dëmshëm në shëndet
(Foto: Delish)

Marrja e disa ushqimeve në organizëm, mund të krahasohet me dëmin që bëni nëse qëndroni jashtë natën vonë para një interviste për punë dhe pini shumë pije.

Disa ushqime përmbajnë aditivë dhe substanca të ndryshme kimike që ngadalësojnë procesin e eliminimit dhe rrjedhimisht rënien në peshë. Prandaj, kini kujdes se çfarë vendosni në trupin tuaj.

Çaji i ftohtë – një substancë e rrezikshme që përmban propilen glikol alginat, një stabilizues, trashës dhe emulsifikues dhe mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare dhe neurotoksike.


Kokoshkat nga mikrovala – një përbërës i rrezikshëm i acidit të ngopur me yndyrë trans, kokoshkat me gjalpë përmbajnë diacetil, një kimikat shumë i dëmshëm për trurin.

Ushqimet që mund t’i hani pa pasur frikë se do të shtoni peshë
Lexo po ashtu Ushqimet që mund t’i hani pa pasur frikë se do të shtoni peshë

Drithëra me sheqer të shtuar – përbërës të dëmshëm Hidroksitoluen i butiluar, hidroksianisol i butiluar, karbohidrate të rafinuara, sheqerna të shtuar. Shumë gjëra “të bardha” si mielli dhe sheqeri çojnë në obezitet, kurse mbipesha është shkaku i shumë sëmundjeve – bën të ditur KosovaPress.

Lëngjet dietike – përmbajnë përbërës të dëmshëm si vaj vegjetal të brominuar, bisfenol, aspartam. Bisfenoli që është i pranishëm në shishet plastike të pijeve përmban substanca të dëmshme kimike, aspartami rrit nivelin e glukozës në gjak, të cilën mëlçia e kthen në yndyrë.

Produktet e mishit të përpunuar – përmbajnë sasi të mëdha kripe. Sasi të mëdha nitratesh parandalojnë trupin të përpunojë sheqerin në mënyrë natyrale, gjë që rrit rrezikun e diabetit. Mund të ndikojë gjithashtu në zhvillimin e kancerit të zorrëve dhe çrregullimeve të tiroides dhe të rrisë rrezikun e hipertensionit.

Nëse merrni ushqime në plazh, shmangni këto produkte: Nutricionistja tregon zgjedhjen më të keqe për një vakt buzë detit!
Lexo po ashtu Nëse merrni ushqime në plazh, shmangni këto produkte: Nutricionistja tregon zgjedhjen më të keqe për një vakt buzë detit!

Ushqimi i skuqur – vaji i hidrogjenizuar ka pasoja të shumta për organizmin si bllokimi i enëve të gjakut dhe obeziteti. Megjithatë, ekziston një lidhje midis vajrave vegjetale të hidrogjenizuara dhe depresionit. Hulumtimet kanë treguar se çdo gjë që lidhet me vajrat e hidrogjenizuara dhe që përmbajnë yndyra trans mund të kontribuojë në depresion.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori