Dieta juaj është një nga aspektet më të rëndësishme të ruajtjes së shëndetit të mirë. Nëse keni frikë nga shtimi në peshë dhe keni frikë të hani ushqim ndërmjet vakteve kryesore për shkak të tij, vjen një lajm i mirë.
Ka ushqime që mund t’i shijoni pa asnjë pendim pasi nuk do të lënë gjurmë në belin tuaj për sa kohë që pjesën tjetër të kohës mbani një dietë të ekuilibruar dhe ushtroni rregullisht.
Shalqiri
Shumica e frutave nuk kanë shumë kalori dhe ju mund të konsumoni shalqi sa herë të doni dhe sa të dëshironi. Është i pasur me ujë dhe ndihmon tretjen tonë si dhe djegien e kalorive. Përveç kësaj, përmirëson cilësinë e lëkurës.
Në përgjithësi, rekomandohet një deri në dy porcione në ditë. Mund ta hani të freskët si dhe në formë të ‘smoothie’.
Sallatat
Perimet në formë sallate do të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe do të rrisin ndjenjën e ngopjes. Lakra, spinaqi, brokoli dhe lulelakra, janë aleatë të njohur në luftën kundër peshës së tepërt. Janë të pasur me lëndë ushqyese dhe janë shumë të shëndetshme.
Farat
Farat e kungullit dhe lulediellit janë plot me lëndë ushqyese dhe bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj. Ato mund të konsumohen në mëngjes ose në darkë dhe janë një shtesë e shkëlqyer për sallata, bollgur ose ‘smoothie’.
Kanë kalori të ulëta dhe janë një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme dhe mikronutrientëve, kështu që mund të merren çdo ditë. Bonusi është se do t’ju mbajë të ngopur.
Kokoshkat
Mund të habiteni që kokoshkat janë në këtë listë, por po, ato mund të konsumohen edhe pa frikën e shtimit në peshë nëse nuk i shtoni gjalpë dhe shumë kripë. Kokoshkat nuk kanë shumë kalori, por kanë një përmbajtje të lartë fibrash. Përveçse shtypin oreksin, ato forcojnë ndjenjën e ngopjes më shumë se ushqimet e tjera të njohura.
Amaranti
Drithërat janë gjithashtu të shëndetshme dhe amaranti është ndër më të spikaturit. Është pa gluten, me pak kalori, një burim i shkëlqyer hekuri dhe kalciumi dhe mund të konsumohet çdo ditë. /Telegrafi/
Albion Bellopoja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp