Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati sot në seancën e Kuvendit të Kosovës riktheu çështjen e postimit të Hekuran Muratit të para disa viteve.
Kastrati para deputetëve tha se kur e ka pa postimin ka menduar që është i politikanit serb Ivica Daçiq.
“Unë po dua me reagu sot, ndonëse me vonesë sepse nuk isha këndej për postimin e Hekuran Muratit. Ideja e reagimit nuk do të thotë me qenë domosdoshmërish si deputet e anëtar partie, por edhe si qytetar. Kur e kom pa postimin kom mëndu që është Iviva Daçiq, por masanej e pash që është Hekurani. Ideja nuk është se kush e ka bo, ideja është që gjuha është e njëjtë si e Daçiqit por që qëllimet e arsyet janë të ndryshme. Ata e kanë bo këtë gjuhë kundër UÇK-së për me portretizu si ‘xhelatë’, ndërsa ky e bën në kuadër të strategjisë politike që e keni përdor si LVV për me polarizu këtë shoqëri e me siguru pushtet afatgjatë”, tha ai.
Deputeti i PDK-së më tej theksoi se problemi nuk qëndron nëse jep ose jo dorëheqje Murati, pasi sipas tij kjo është çështje morale.
“Ashtu kështu ti vjen nga bota e anonimatit ku nuk njeh as për një kontribut të komunitetit….”, u shpreh Kastrati.
Sipas tij, problemi qëndron te pasojat që lë ky diskurs.
“Lë pasoja sepse hekuran muratat e vegjël, që kanë 10-11 vjeç duke të dëgjuar ty ja ndërtoni atë…që këtu paska pas luftë veç 3 muaj dhe kur ata takohen me djem të ushtarëve të vramë ky është kulmi i ngatërresës që prodhon kjo gjuhë….”, tha ndër të tjera Kastrati.
Ndryshe, disa postime të ministrit Hekuran Murati në Facebook të para disa viteve lidhur me veteranët janë përfolur para disa jave sërish.
Murati në vitin 2016 kishte thënë se më shumë po kushton buxheti për veteranët se buxheti për FSK-në.
E lidhur me këtë Murati kërkuar falje të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre lidhur për statusin që kishte bërë para disa viteve për veteranët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj