Supermodelja Linda Evangelista ka festuar rikthimin e saj në modelim, pasi më parë kishte folur për një procedurë kirurgjike estetike, për të cilën tha se e ka lënë “të shpërfytyruar përgjithmonë”.
Të shtunën, 57-vjeçarja publikoi në Instagram një fotografi të sajën nga një fushatë të fundit të brendit Fendi, në të cilën shihet me kapele rozë saten dhe ka pozuar me çanta Fendi.
Në përshkrim, modelja zbuloi se shtëpia luksoze e modës do të jetë nikoqire e një “sfilatë speciale të modës” në New York për të festuar 25-vjetorin e çantës Fendi baguette.
Paraqitja e Evangelista në fushatën Fendi vjen pasi në shtator të vitit 2021 kishte rrëfyer se është “shpërfytyruar përgjithmonë” nga një procedurë e popullarizuar e ngrirjes së yndyrës përmes kriolipolizës.
View this post on Instagram
Manekinia kanadeze tregoi se kishte pësuar një sërë efektesh anësore të rralla, pasi iu nënshtrua CoolSculpting, një proces i ngrirjes së yndyrës, ndërsa dy operacionet korrigjuese ishin “të pasuksesshme”.
Sipas ueb-faqes së ë CoolSculpting, “mund të ndodhin efekte anësore të rralla” si rezultat i procedurës dhe “mund të shkaktojnë zmadhim të dukshëm në zonën e trajtuar, e cila mund të zhvillohet dy deri në pesë muaj pas trajtimit dhe të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale për t’u korrigjuar”.
Sipas Evangelista, përveç efekteve anësore fizike, përvoja gjithashtu “shkatërroi” ekzistencën e saj dhe e dërgoi atë “në një cikël depresioni të thellë, trishtim të thellë dhe thellësitë më të ulëta të urrejtjes ndaj vetvetes”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Si ta qetësoni foshnjën që vuan nga gazrat e dhimbshme
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës