LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Inter Miamit zbulon planet e David Beckahmit për Messin

Presidenti i Inter Miamit zbulon planet e David Beckahmit për Messin

Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas, ka konfirmuar se ai dhe bashkëpronari David Beckham duan të sjellin Lionel Messin në klub dhe janë ‘shumë optimistë’ se një marrëveshje mund të arrihet në të ardhmen.

Argjentinasi po hyn në sezonin e tij të dytë me Paris Saint-Germain, ku ai pati një sezon debutues disi për t’u dëshiruar.

Ai sapo ka mbushur 35 vjeç, por Mas ende beson se është lojtari më i mirë në planet dhe shpreson ta bindë atë të bashkohet një ditë.


Një asistim brilant i Messit te Mbappe bën që tifozët e PSG-së të fantazojnë për edicionin e ri
Lexo po ashtu Një asistim brilant i Messit te Mbappe bën që tifozët e PSG-së të fantazojnë për edicionin e ri

Kur u pyet për të sjell Messin në klub, Mas tha: “Epo, shikoni, si David Beckham dhe unë aspirojmë të sjellim lojtarët më të mirë në botë këtu në Miami, jo vetëm për shkak të projektit që po krijojmë”.

“Ne duam të jemi pika e referencës për futbollin në Shtetet e Bashkuara, por kur flisni për lojtarët më të mirë në botë, Leo është padyshim lojtari më i mirë në planet”.

“Shpresojmë se do të plotësohen kushtet që ai të jetë atje, duke luajtur me fanellën e Inter Miami në Shtetet e Bashkuara. Ne aspirojmë për këtë”.

Nuk u kishte ndodhur që nga viti 2007, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon nuk janë më lojtarët më të vlerësuar në video-lojën “FIFA”
Lexo po ashtu Nuk u kishte ndodhur që nga viti 2007, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon nuk janë më lojtarët më të vlerësuar në video-lojën “FIFA”

“Shpresoj që rrethanat të vijnë. Nuk kemi asgjë të garantuar, nuk ka marrëveshje, por unë jam një njeri shumë optimist dhe shpresoj që në të ardhmen Leo Messi të jetë pjesë e projektit tonë”.

Ai shtoi: “Ka shumë katalanas këtu: është Xavi Asensi, Victor Oliver, i cili sapo ka ardhur këtu nga Barcelona për të ngritur karrierë për të ardhmen”.

“Ne do të ndërtojmë një stadium të ri… Unë kam qenë me Laportan mbrëmë për një kohë të gjatë. Dhe asgjë, është një nder të shoh klube të kategorisë së Barcelonës këtu dhe është ajo që unë aspiroj, që Inter Miami ka marrëdhënie të ngushta me këtë lloj klubi”, ka shtuar më tej presidenti i Inter Miamit. /Telegrafi/