Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me propozimin e Qeverisë për hartimin e një ligji për çmimet në produktet bazë.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur krizën nga inflacioni, propozon një projektligj.
“E them me keqardhje se kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë”, ka shkruar Hoti.
Deputeti i LDK-së, ka thënë se inflacioni nuk luftohet me ligje, por me politika fiskale e monetare.
Postimi i plotë:
Sot, Qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur krizën nga inflacioni, propozon një projektligj.
E para, në asnjë vend demokratik dhe me ekonomi të tregut, inflacioni nuk mund të luftohet me ligje, por me politika fiskale dhe monetare.
E dyta, edhe pse kjo qasje bie në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, procedurat e miratimit të këtij ligji marrin së paku tre muaj. Pra, po flasim për muajin nëntor kur ky ligj në rastin më të mirë mund të hyj në fuqi.
E them me keqardhje se kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë. Me masat që kemi propozuar si LDK para tre muajsh, barra do të ishte shumë më e vogël për qytetarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh