LAJMI I FUNDIT:

Kamuflimi në borë, Turqia ofron një kontingjent të uniformës për FSK-në

Kamuflimi në borë, Turqia ofron një kontingjent të uniformës për FSK-në

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se Ministria Turke e Mbrojtjes dhuroi një kontingjent të uniformës ushtarake të kamuflimit në borë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës bëhet e ditur se në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

“Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së”, thuhet në njoftim.


Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.

Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori