LAJMI I FUNDIT:

E bëri gruan për spital, arrestohet 55 vjeçari në Ferizaj për dhunë në familje

E bëri gruan për spital, arrestohet 55 vjeçari në Ferizaj për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 55 vjeçar në Ferizaj për dhunë në familje. I arrestuari dyshohet se kishte sulmuar gruan, e cila më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se stacioni policor në Ferizaj, të hënën mbrëma rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet Q.T (M.K) i moshës 55 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij me inicialet H.F (F/K) e moshës 45 vjeçare, e cila për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.


Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori