LAJMI I FUNDIT:

Sa do të zgjasë lufta – kjo varet nga Britania e Madhe?

Sa do të zgjasë lufta – kjo varet nga Britania e Madhe?

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin, tha sot se lufta në Ukrainë do të zgjatet nëse britanikët vazhdojnë ta furnizojë me armë Kievin.

Ai tha se armët britanike tani po përdoren për të bombarduar civilët në rajonin Donbass të Ukrainës lindore dhe zona të tjera.

“Konflikti do të përfundojë, ndoshta shumë shpejt, sepse Britania do të kuptojë se nuk ka asnjë mundësi të triumfojë ndaj Rusisë”, tha Kelin për Sky News.

Ambasadori rus tha se sa më shumë armë t’u dërgojë Londra ukrainasve, autoritetet e Kievit do të vazhdojnë konfliktin.

Kelin shtoi se kur të formohet qeveria e re britanike, duhet të jetë realiste për politikën ndaj Ukrainës, sepse “konflikti nuk do të zgjasë përgjithmonë”.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me sulme edhe gjatë mbrëmjes së kaluar duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Botë
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Amerika
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Botë
Dronët e vegjël së shpejti do të humbasin avantazhin luftarak, thotë shefi i ushtrisë franceze

Dronët e vegjël së shpejti do të humbasin avantazhin luftarak, thotë shefi i ushtrisë franceze

Evropa
Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Botë
Familja amerikane kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA pasi mbeturinat hapësinore goditën shtëpinë e saj

Familja amerikane kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA pasi mbeturinat hapësinore goditën shtëpinë e saj

Botë
Kalo në kategori