LAJMI I FUNDIT:

Izraeli liron 200 të burgosur palestinezë – disa ishin në burg që nga viti 1985

Izraeli liron 200 të burgosur palestinezë – disa ishin në burg që nga viti 1985

Tre autobusë me 114 të burgosur palestinezë, të liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, arritën të shtunën në Ramallah.

Ky përfaqëson një hap tjetër në shkëmbimin e vazhdueshëm të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit.

Televizioni izraelit, Kanal 12 konfirmoi transferimin e të burgosurve palestinezë nga burgu Ketziot në Negev, me plane për t’i transportuar ata në vendkalimin Kerem Shalom në kufirin e Gazës.


Zyra e Informacionit për të Burgosurit e Hamasit ka publikuar një listë me 200 të burgosur palestinezë të planifikuar për lirim. Mes tyre janë 121 persona me burgim të përjetshëm dhe 79 me dënime afatgjata, që bëjnë pjesë në grupin e dytë sipas marrëveshjes së shkëmbimit.

Hamasi e quajti lirimin një moment të rëndësishëm, shkruan aljazeera.

“Sot ne e detyrojmë pushtuesin kriminel që të hapë dyert e qelive të tij për të burgosurit tanë heroikë dhe ky është zotimi ynë ndaj tyre për liri, si dhe ndaj popullit tonë që të vazhdojë të ecë së bashku në rrugën e pavarësisë dhe vetëvendosjes”, shkruante në deklaratën e Hamasit.

Ata thanë se kjo është një nga ditët e pavdekshme të popullit palestinez.

Më herët gjatë ditës, Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, i dorëzoi katër të burgosur izraelitë në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, në përputhje me marrëveshjen aktuale të shkëmbimit dhe armëpushimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Kalo në kategori