Ushtria jordaneze njoftoi se ka interceptuar dhe rrëzuar pesë raketa të lëshuara nga Irani drejt mbretërisë, duke shënuar ditën e katërt radhazi të incidenteve të tilla.

Në një deklaratë, ushtria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore zbuluan dhe interceptuan pesë raketat në orët e para të së enjtes.


Sipas deklaratës, nuk është raportuar për viktima.

Të mërkurën, Jordania njoftoi se kishte rrëzuar pesë raketa, pasi kishte interceptuar një dron të martën dhe dy dronë të hënën.

Ndryshe, Ushtria amerikane ka njoftuar se forcat e saj kanë filluar sulmet ajrore kundër Iranit.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se sulmet janë "një përgjigje e fuqishme ndaj sulmeve të tentuara të djeshme nga Irani ndaj forcave amerikane me bazë në Lindjen e Mesme", shkruan skynews. /Telegrafi/