LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së: Investime të mëdha private në media, Kuvendi dhe Qeveria të merr masa

Deputetja e LVV-së: Investime të mëdha private në media, Kuvendi dhe Qeveria të merr masa

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në seancën e Kuvendit të Kosovës u deklarua për punën e mediave në vend, duke thënë se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media përmes së cilës është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik.

Pacolli këto komente i bëri para deputetëve teksa foli për Rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian për Kosovën.

“Edhe si qeveri edhe si kuvend duhet të marrim masa sepse viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media përmes së cilës është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik.


Pra këtu kërkojmë vëmendjen e kuvendit dhe të qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e medias, transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, tha ajo.

Deputetja e LVV-së duke komentuar Rezolutën e miratuar nga PE-ja tha se ky institucion ka pasur gjithmonë qasje pozitive ndaj Kosovës.

“Kësaj radhe vërtet u tha troç … të gjithë deputetët që e mbështetën Kosovën e vlerësuan punën e Qeverisë Kurti dhe reformat në vend….”, tha ajo.

Pacolli përmendi edhe disa pika që sipas saj për herë të parë u përmenden në raport si njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se po ashtu për herë të parë një raport merr mbështetjen aq të madhe të deputetëve të PE-së.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori