Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të kthehet në Kosovë dhe të përballet me sfidat me të cilat po përballen qytetarët.
Ajo ka thënë se Kurti nuk po qeveris me vendin dhe se po po ik prej përgjegjësisë që i kanë dhënë qytetarët me votën e tyre.
“Gjatë 3 muajve të fundit, kryeministri ka qëndruar 45 ditë jashtë Kosovës, por pa sjellë asnjë sukses apo rezultat të vetëm nga këto vizita të stërzgjatura. Gjysmën e kohës në 100 ditët e fundit, Kurti e ka kaluar jashtë Kosovës. Ai edhe mandatin e ka nis jashtë Kosovës, duke bërë fushatë në Shqipëri”, tha Çitaku.
Çitkau theksoi se Kurti ka zgjedhur që të abstenoj nga qeverisja dhe ballafaqimi me sfidat për qytetarët.
“Në këtë periudhë kohore, qytetarët e braktisur nga Qeveria, me rritje enorme të çmimeve, me energji deri trefish të shtrenjtuar, me inflacion prej mbi 14 për qind, zgjidhjen po e shohin ikjen nga Kosova”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së.
Më tej, ajo ka shtuar se ishin alarmante shifrat e publikuara ditë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku 42 mijë qytetarë tanë kishin lënë Kosovën vetëm vitin e kaluar. Ndërsa, mijëra të tjerë presin çdo ditë para ambasadave për të caktuar terminet e tyre për vizë pune jashtë Kosovës.
“Qytetarët e kanë votuar Kurtin dhe LVV me 14 shkurt, duke besuar në premtimet e tyre, por inflacion më të madh se çmimet kanë pësuar vetë premtimet e kryeministrit”, tha Çitaku.
Çitaku tha se kjo Qeveri i ka bllokuar të gjitha projektet nëpër komuna, duke mos ndarë buxhet për realizimin e tyre.
Ajo theksoi se Kurti në vend që të ndërmerr hapa dhe vendime duke hequr TVSH-në dhe akcizën, ai po merr vendime arbitrare në ekonomi duke caktuar çmime.
Në fund, Çitaku ka thënë se Qeveria po tregohet tërësisht jotransparente edhe për procesin e dialogut.
“Nga ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian dëgjuam se qenkan gati 4 marrëveshje të reja. Ne kërkojmë të njoftohemi nga Kryeministri në abstenim Kurti, ose nga Kryeministri faktik Bislimi, se cilat janë këto marrëveshje? Për çka bëhet fjalë. Dialogu me Serbinë nuk guxon të degradojë në noterizim të marrëveshjeve teknike paraprake, duke lënë në margjina, e jo në qendër, njohjen reciproke”, ka përfunduar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit