LAJMI I FUNDIT:

Rama: NATO të vijojë dialogun me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë

Rama: NATO të vijojë dialogun me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot nga selia e NATO-s në Bruksel se Aleanca duhet të vijojë dialogun me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. 

Në konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj tradicional në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht stabilitetit.

Rama takon Stoltenberg: Konsiderojeni përfshirjen e Kosovës në Partneritetin e Paqes
Lexo po ashtu Rama takon Stoltenberg: Konsiderojeni përfshirjen e Kosovës në Partneritetin e Paqes

“Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional, në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht stabilitetit. Besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Serbinë, e cila nuk është pjesë e Aleancës, por ende është pjesë e rajonit tonë”, tha Rama.


Stoltenberg: Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën
Lexo po ashtu Stoltenberg: Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën

“Nga ana tjetër pata edhe një herë shansin t’iu them atë që kam përmendur në samit, nevojën për të konsideruar për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe. Edhe pse e dimë që ka kufizime politike nga disa vende aleate, megjithatë, në kohët që jetojmë, në këndvështrimin tim modest është vërtet e mençur që kjo të konsiderohet”. /Telegrafi/