LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Familjarët dhe avokatët e akuzuarve në Gjykatën Speciale duhet të pajisen me viza

KMDLNJ: Familjarët dhe avokatët e akuzuarve në Gjykatën Speciale duhet të pajisen me viza

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka ngritur si shqetësim vështirësitë për pajisjen me viza të familjarëve të shtetasve të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë. Madje, sipas tyre, në disa raste kërkesa për pajisje me viza u është refuzuar pa dhënë asnjë shpjegim edhe dhënia e vizave .

Në komunikatën për media, KMDLNJ-ja thotë se i njëjti problem është edhe për avokatët mbrojtës, “të cilët në shumicën e rasteve pajisen me viza aq kohë sa takojnë të mbrojturit e tyre e pastaj i nënshtrohen një përsëritje burokratike për riaplikim për viza të reja”.

“Edhe familjarët, në jo pak raste pajisen me viza afatshkurtra e që, përkundër faktit se nuk paguajnë për viza, domosdoshmërisht i nënshtrohen një procesi të lodhshëm për riaplikim. Rasti i fundit e që sipas KMDLNJ-së paraqet rast flagrant të shkeljeve të drejtave të njeriut është pamundësimi i prindërve të presidentit Hashim Thaçi të qëndrojnë më gjatë në vizita për faktin se ishin të pajisur me një vizë tre ditëshe që paraqet dhunim flagrant i të drejtave të njeriut aq më parë që për shkak të moshës është pikëpyetje e madhe nëse do të kenë rastin që përsëri të vizitojnë birin e tyre të arrestuar”, thuhet në komunikatën për media.


“KMDLNJ edhe më herët gjatë raportimit MD – së e ka vënë theks të veçantë në këtë problem që është e drejtë e njeriut mirëpo, përjashtuar disa raste, gjendja nuk është përmirësuar. Shteti i Holandës, si shtet pranues ku edhe është selia e kësaj Gjykate ndërkombëtare e që po kontrabandohet si pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, kishte marrë detyrim të lehtësojë pajisjen me viza ndërsa, në një deklaratë para një muaji kanë deklaruar se më Holanda nuk do të lehtësojë procesin e pajisjes me viza për familjarët apo mbrojtësit e të akuzuarve, tash pengje të Gjykatës Speciale”.

“Askush me vullnetin e vet nuk do të pranonte që të dërgohej në burg mijëra kilometra larg vendbanimit dhe familjes ndërsa, ata që e kanë marrë këtë vendim është dashur dhe duhet të marrin përgjegjësi për pajisje me viza afatgjata, si për familjarët e ngushtë ashtu edhe për ekipin mbrojtës. Ashtu siç po veprohet, Gjykata Speciale, ndonëse po thirret në standardet më të larta të respektimit të drejtave të njeriut siç janë Rregullat Evropiane të Burgjeve, Rregullat e Nelson Mandelës si standard më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e të burgosurve, në fakt, po e bënë të kundërtën, po i shkelë të drejtat e njeriut.”.

“Me këto rregulla parashihet që personi i privuar nga liria të jetë sa më afër familjes dhe vendit ku jeton (akomodim për ruajtje të shëndetit social) kurse, në raste speciale siç është ky, të burgosurit duhet të kenë lehtësira speciale në realizimin e të drejtave që iu takon e që nuk po bëhet”.

Tutje, KMDLNJ thotë se gjithmonë ka propozuar që familjarët të pajisen me viza afatgjate sikur edhe avokatët. “Familjarët e ngushtë dhe mbrojtësit duhet të pajisen me pasaporta zyrtare për aq kohë sa zgjatë procesi para kësaj Gjykate. Çfarë kuptimi ka të pajisen me pasaporta zyrtare një berber apo rrobaqepës fundesh e mos të pajisen familjarët dhe mbrojtësit e të akuzuarve?! Të drejtat e njeriut nuk durojnë trajtim dhe standarde të dyfishta. Ato rregullohen me dokumente kombëtare dhe ndërkombëtare që i rregullojnë këto të drejta dhe të gjitha shtetet që i ratifikojnë këto dokumente marrin detyrim për respektimin dhe zbatimin e tyre”.

“KMDLNJ është edhe kundër vizitave, të ashtuquajtura humanitare kur një të akuzuari i pamundësohet pjesëmarrja në varrim ndërsa, pas disa ditësh, nën përcjellje dhe kushte turpëruese shoqërohen t’i vizitojnë varret të cilat mund t’i vizitojnë edhe pasi të kthehen në Kosovë! Çfarë humanizmi është t’i vizitoni varret e mos të keni të drejtë t’ia jepni lamtumirën e fundit prindit apo familjarit të ngushtë?!”.

KMDLNJ mes tjerash pohon se është kundër vizitave të shumta, shumica e të cilave sipas tyre, bëhen për përfitime politike dhe materiale “siç po e bëjnë institucionet, sepse nuk janë të sinqerta dhe nuk po ndikojnë aspak në përmirësimin e trajtimit të tyre siç është pajisja me viza afatgjate”.

“Institucionet nuk mund të deklarohen publikisht me deklarata që e paragjykojnë fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve sepse do të ishte ndërhyrje në punën e kësaj Gjykate, e tillë dhe diskriminuese që është por se mund dhe duhet të kërkojnë që të krijohen një mekanizëm monitorues që monitoron kushtet fizike dhe që e monitoron procesin gjyqësor! Qartazi, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që ka mandat ekskluziv për monitorim nuk ka as vullnet e as kohë ta bëjë monitorimin e përhershëm të drejtave të njeriut të të akuzuarve kurse Avokati i Popullit i kësaj Gjykate është post koti i cili në asnjë rast nuk i ka trajtuar pozitivisht kërkesat e të akuzuarve”.

Kuvendi i Kosovës sipas KMDLNJ-së, duhet ta caktojë një seancë në të cilën do të vendoset nëse kjo Gjykatë është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës apo, “në të kundërtën duhet të deklarohet botërisht se kjo Gjykatë Speciale është e Kosovës po aq sa është e Bangladeshit dhe ta heqë çdo përgjegjësi për shkeljet flagrante që po i bënë kjo Gjykatë”.

“Nëse me Marrëveshje e sidomos me aneks marrëveshje i është bartë i tërë autoriteti vendimmarrës kësaj Gjykate duke e zhveshur Kosovën 100 % nga vendimmarrja, mbikëqyrja dhe shtrirja e sovranitetit juridik, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të jenë shoqërues të verbër të shkeljeve të drejtave të njeriut që po i bënë kjo Gjykatë e cila , krahasuar me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë po del të jetë një mekanizëm shumë më represiv sa i përket respektimit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori