LAJMI I FUNDIT:

Hummer elektrik është lirues më i madh i gazrave sesa një limuzinë me motor me djegie të brendshme

Hummer elektrik është lirues më i madh i gazrave sesa një limuzinë me motor me djegie të brendshme

Nuk ka dyshim që veturat elektrike përfaqësojnë formën më të pastër të transportit rrugor, por zhvillimi teknologjik ka rritur efikasitetin edhe të veturave klasike me djegie të brendshme, transmeton Telegrafi.

Natyrisht një pjesë të këtyre benefiteve e ka shkatërruar rritja e peshës së veturës, në veçanti rritja e dimensioneve dhe tendenca drejt formave aerodinamike që janë më pak të favorshme siç është rasti i SUV-ve dhe crossoverëve, transmeton Telegrafi.


Në fushën e veturave elektrike, tendenca të tilla çojnë në rezultate absurde. Një rast i tillë është GMC Hummer EV, versioni më i ri me motor elektrik. Bëhet fjalë për një veturë gjigante që përdor resurse mjaftueshëm për tri vetura elektrike.

Karakterizohet për fuqi, e shenja “eko” nuk është e shkruar në kodin e saj gjenetik. Është këtu për t’i popullarizuar motorët elektrikë dhe t’i ofrojë shoferit argëtim, në veçanti në rrugët malore dhe terren tjera të vështira jashtë asfaltit.

ACEEE është një organizatë kërkimore jofitimprurëse e fokusuar në reduktimin e mbetjeve të energjisë, dhe në reduktimin e ndikimit në ndryshimet klimatike. Sipas studimit të tyre të fundit, Hummeri i ri nuk është “aq i gjelbër” sa dukej në fillim.

Pra, ACEEE ka pasur parasysh se 60 për qind e energjisë elektrike në SHBA merret nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

Të njëjtën kohë, ka paralajmëruar se automjetet e mëdha kanë bateri të mëdha që nënkupton përdorimin e xeheve të shumta që duhet të përpunohen dhe në fund të prodhohen e montohen bateritë.

Ata kanë njoftuar se Chevrolet Bolt bën lirimin e 57 gramëve CO2/km, derisa Hummer liron 212 gramë CO2/km. Sipas këtyre të dhënave, “përbindëshi” elektrik me 1.000 kuaj-fuqi “liron” dukshëm më shumë në atmosferë sesa limuzina e sotme më efikase me karburant. /Telegrafi/