LAJMI I FUNDIT:

Ish-zyrtari i lartë amerikan John Bolton, pranon se kishte planifikuar tentim puçet në shtetet tjera

Ish-zyrtari i lartë amerikan John Bolton, pranon se kishte planifikuar tentim puçet në shtetet tjera

John Bolton, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe njëherit ish-këshilltar për Siguri Kombëtare, tha të martën se kishte ndihmuar në planet për tentim puq në vende tjera, shkruan Reuters.

Bolton këto komente i bëri në CNN, një ditë pas seancës dëgjimore të Kongresit që u mbajt dhe i referohej sulmit të 6 janarit të vitit të kaluar në Capitol Hill, transmeton Telegrafi.

Ligjvënësit akuzuan ish-presidentin amerikan Donald Trump për inicim të dhunës, pasi nuk kishte pranuar rezultatet për humbje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.


Duke folur me gazetarin e CNN-it, Jake Tapper, Bolton tha se Trump nuk ishte mjaftueshëm kompetent ta “planifikojë me kujdes puçin”, duke shtuar “se dikush që ndihmoi në planifikimin e puçit jo këtu por në vende tjera – është dashur të kryej shumë punë. Por ai (Trump) nuk e bëri këtë”.

Ndërkaq kur Tapper pyeti Boltonin se për cilat tentim puçe i referohet, ai tha se “nuk do të futet në specifika”, ku më pas përmendi Venezuelën.

“Doli të jetë i pasuksesshëm. Nuk është se kemi bërë shumë për këtë, por kam parë përpjekjet e opozitës për ta rrëzuar presidentin, por ata dështuan”, shtoi Bolton.

Në vitin 2019, Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare, publikisht kishte mbështetur liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, i cili bënte thirrje për mbështetje ushtarake për ta përkrahur në rrëzimin e presidentit Nicolas Maduro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës

Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës

Bosnja
Izrael-Iran: Në luftë - fjalët dhe imazhet janë po aq armë sa plumbat dhe bombat

Izrael-Iran: Në luftë - fjalët dhe imazhet janë po aq armë sa plumbat dhe bombat

Azia
Para dhe pas sulmit, imazhet satelitore tregojnë dëmet e shkaktuara në bazën ajrore izraelite nga raketat iraniane

Para dhe pas sulmit, imazhet satelitore tregojnë dëmet e shkaktuara në bazën ajrore izraelite nga raketat iraniane

Azia
Ukraina shkatërron një stacion radari rus 100 milionë dollarësh, duke krijuar 'një korridor ajror' të favorshëm

Ukraina shkatërron një stacion radari rus 100 milionë dollarësh, duke krijuar 'një korridor ajror' të favorshëm

Botë
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson

Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson

Botë

"ANKA III", droni i armatosur turk i gjeneratës së re bëri debutimin publik

Turqia
Kalo në kategori